UBT News

“Të flasim për Bashkimin Evropian” – studentët e UBT-së dhe Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen diskutojnë rreth zgjerimit të BE-së

Studentët e UBT-së dhe Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen zhvilluan takimin e radhës në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, në vazhdën e aktivitetit “Let’s talk about the European Union” (Të flasim për Bashkimin Evropian).

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, përfitimet e Kosovës në anëtarësimin e Bashkimit Evropian dhe liberalizimi i vizave, ishin disa nga temat të cilët studentët dhe Ambasadori Nissinen trajtuan përgjatë takimit në UBT.

Studentet Dea Selimi dhe Elsa Llalloshi prezantuan perspektivat e tyre rreth këtyre temave përmes punimit të tyre: “Horizontet e zgjeruara: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe ndikimi i tij”, duke ofruar informacione dhe detaje të reja.

Studentët Anila Shala dhe Liburn Krrabaj prezantuan punimin e tyre: “Integrimi i Kosovës në BE”, duke folur mbi rëndësinë e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, përfitimet kulturore dhe trashëgiminë e historinë e Kosovës, teksa Valon Ismaili dhe Drenusha Krasniqi folën për procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Exit mobile version