UBT së bashku me Ambasadën e Finlandës në Kosovë filluan takimet e përmuajshme “Let’s talk about the European Union” (Të flasim për Bashkimin Evropian).
Tema e parë që studentët e UBT-së diskutuan bashkë me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, ishte “Roli i Finlandës në Bashkimin Evropian”, duke përfshirë historinë e hyrjes së BE, rolin e institucioneve në përgatitjen e politikave të BE-së, si dhe hierarkinë e komunikimit institucional.
U theksuan dhe prioritetet e Finlandës në Bashkimin Evropian, si shtet proaktiv dhe bashkëpunues, duke shprehur dhe përkrahjen e rrugëtimit të Kosovës në BE.
Takimi i parë u mbajt në rezidencën e Ambasadorit të Finlandës, Matti Nissinen.