Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten në seancën e rregullt plenare. Mes pikave të shumta të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë. Këtë e bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi qeverinë për mostransparencë në raport me dialogun me Serbinë.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi i njëjti duhet të kalojë në një fazë tjetër.