Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduar të seancave të kaluara.
Kusari-Lila tha se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, falë mbështetjes së partive opozitare.
“U dakorduam që te vazhdoj një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim që do të votohen me ndihmën e partive opozitare”, tha ajo.
Ajo tha se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen Komisione të reja Hetimore, pasi janë edhe pak muaj që do të përfundoj mandatin kjo legjislaturë.
“Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, tha ajo.
E se sa i përket paralajmërimeve të Gjermanisë që Kosova mund të rrezikoj izolim më të thelle ekonomik nëse nuk heq masat e tregtisë nga mallrat serb, ka thënë se sa po të sigurohen që situata e sigurisë është në nivel do të hiqet ai vendim.
Ajo ka thënë se Kosova është në pritje të tre skenarëve që do të bëjnë skenimin e kamionëve nëpër kufijtë, dhe se këta skenarë do t’i ndihmojnë kësaj situate.
“Në procesin e Berlinit, Kosova vazhdon të mbetet aktive. Në procesin e Berlinit vazhdon pjesëmarrje aktive. Përderisa në kemi kërkuara në vazhdimësi që standarde të njëjta të vendosen edhe për shtet e tjera. Kosova është në pritje të skanerëve, të cila do të bëjë skenimin e kamionëve, në afat kohore do të gjendet modaliteteti që në momentin kur ka siguri të plotë mund të hiqet masa e sigurisë, që është çështje e sigurisë kombëtare”, tha ajo.