Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.
Sipas ministrisë, në atë pjesë do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës.
“Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim.