UBT News

Të enjten mbahet takimi i grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve

Nesër më datë 21 tetor në Bruksel do të takohet grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

Në këtë takim do të diskutohen opsionet për zgjidhjen e përhershme. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut. Në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim”, deklaroi ai.

Marrëveshja e arritur në Bruksel e ka zhbllokuar situatën në veri përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve.

Exit mobile version