Të enjten do të mbahen dy seanca plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara. Këtë e ka konfirmuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, teksa ka bërë të ditur se në ora 11:00 do të mbahet séance e re.
“Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve palramentare do të kemi edhe disa pika tjera të rendit të ditës siç janë: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës, debat parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, zgjedhja e drejtorëve të Bordit të NP KOSTT-it nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe kuotës gjinore, zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave, kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij Komisioni Hetimor”, tha Osmani.
Kurse sa i përket interpelancave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ajo deklaroi se mbetet të caktohet një ditë tjetër.
“Sa i përket interpelancave me kryeministrin, njëra që ka të bëjë me Liqenin e Ujmanit dhe tjetra që ka të bëjë me trajtimin e dëmshëm të temës së të pagjeturve, që janë shtruar nga deputetë të VV-së. për këto do avzhdojmë komunikimin me kabinetin e kryeminsitrit që të gjejmë një datë të përshtatshme. Deri tani nuk kemi pasur një pajtim të datës, do të bëjmë përpjekje që ato të caktohen në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë ajo.