Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë nesër dy seanca, njëra vazhdim e tjetra seancë plenare. E para ka të bëjë me propozim-rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Ndërsa pas përfundimit të kësaj seance nga ora 10:00 do të fillojë seance e re plenare. Në rend dite janë themelimet e dy Komisioneve Hetimore të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.
E para ka të bëjë me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti dhe niveli i menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gjithashtu në këtë seancë do të tentohet të votohet marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.