UBT News

Të enjten dy seanca, Kusari-Lila e brengosur për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të mbahen dy seanca ditën e enjte. Ajo ka sqaruar së këtë ditë do të votohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U morëm vendimi që të enjten të vazhdoj seanca me pikat e papërfunduar. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision. Do të mbetet sfidë edhe çështje e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancë e 28 korrikut e e cila do të vazhdoj tash me 21 shtator, janë pesë marrëveshje ndërkombëtare te cilat ju shtohen edhe shtate të tjera të cilat janë në pritje”, tha ajo.

Exit mobile version