UBT News

Të enjten debat parlamentar për arsimin

Të enjten Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar për gjendjen në arsim në të gjitha nivelet.

Kërkesa për debat parlamentar erdhi nga Partia Demokratike e Kosovës, ku shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media ftoi kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, të marrin pjesë në këtë seancë.

Sipas Tahirit, Qeveria nuk është duke bëtë asgjë që mësimi online në këtë kohë të pandemisë të jetë më efikas.

“Po shohim që Qeveria e Kosovës e edhe ajo që ishte para kësaj qeverie nuk po e ndërmarrin asnjë hap të vetëm që të ndërmarrin masa që mësimi online të jetë shumë më efikas apo të marrin masa në vaksinimin e mësimdhënësve në përgjithësi”, deklaroi Tahiri.

Ai njoftoi se në këtë seancë do të diskutohet edhe për kërkesën e KOSTT-it, që t’u ndahen 11 milionë euro për pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike./UBTNews

Exit mobile version