UBT News

Të dyshuarit për vrasjen e nënës në Pejë i vazhdohet masa e paraburgimit

Të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë iu vazhdua masa e paraburgimit. Kështu bëri të ditur sot zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, e cila informoi se të dyshuarit iu vazhdua masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Më 14 prill, U.H dyshohet se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka vrarë nënën e tij. Pas rastit tragjik, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se kanë siguruar dëshmitarë okularë dhe se i dyshuari nuk mund të fliste.

Exit mobile version