Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje gjatë 30 korrikut.
Në Fushë Kosovë, rreth orës 02:00, është arrestuar një person i dyshuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë, rreth orës 21:30, është raportuar se pas një konflikti verbal me bashkëshortin, një grua është sulmuar fizikisht. I dyshuari, pas intervistimit në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Deçan, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje ndaj prindërve të tyre. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/
