Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka paralajmëruar sërish për shkelje të rënda, që përbëjnë krime lufte, të kryera nga të dyja palët në Gaza. Ai i kërkoi Izraelit dhe Hamasit të kërkojnë paqe dhe të ndalojnë ndëshkimin e civilëve.
“Përdorimi i civilëve dhe objekteve civile nga grupet e armatosura palestineze për t’u mbrojtur nga sulmi është në kundërshtim me ligjet e luftës. Por një kontakt i tillë nga grupet e armatosura palestineze nuk e liron Izraelin nga detyrimi i tij për të ofruar siguri që civilët të kursehen, që parimet e dallimit, masave paraprake në sulm dhe proporcionalitetit të respektohen”, deklaroi ai.
Ai tha se “sulmet mizore të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor duhet të shqetësojnë secilin prej nesh”.
Shtoi se pengjet duhet të lirohen, sulmet me raketa duhet të ndalen./UBTNews/