UBT News

“Të duam Adriana”, artistë e qytetarë solidarizohen për Matoshin

“Ecim me Adrianën” është marshi i cili u mbajt këtë të martë nga sheshi “Zahir Pajaziti” e deri tek Teatri Kombëtar.

Ky marsh, ku morën pjesë artistë e qytetarë, ishte për nder të aktores njëherit dhe aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, e cila njoftoi një ditë më parë se pas nëntë vitesh i është rikthyer tumori në tru.

Nëpërmjet kësaj ecje u përçua mesazhi solidarizues i sfidës së Adrianës.

Në bluzat artistëve e qytetarëve ishte vënë “Të duam Adriana”.

Exit mobile version