UBT News

Të djegësh për klikime miliona euro, si duhet të reagojmë ndaj kësaj sjellje çnjerëzore që përballemi çdo ditë?

Në kohën që jetojmë sot, nëse ke kontakt me mediat sociale (gjë që përjashton shumë pak njerëz), në pak sekonda gjendesh para një spaktakli digjital të hidhur, që dhe kur s’ke blerë biletë për ta parë, detyrohesh ta shohësh me imponim, nëse je përdorues i mediave sociale.

Një bloger rus me emrin Mikhail Litvin e ka ritual të hedhë në erë makina të shtrenjta, për t’i treguar botës sa i pasur është. Shpesh e përdor si mjet marketingu këtë show, për të promovuar biznese te tjera duke tërhequr vemëndjen e duke bërë rrëmujë në web.

Ndërsa nën rrënojat e tërmetit janë groposur ëndrrat dhe shpresa e mijëra njerëzve; në Afrikë çdo ditë vdesin fëmijë nga uria, në Ukrainë lufta vazhdon, shumë familje sakrifikojnë për të mbyllur muajin, të tjerë luftojnë me jetën në spitale; studentët luftojnë t’ja dalin përmes sistemit të dijes; ka edhe si Mikhail Litvin.

Që për pak famë e klikime, hedh në erë në pak sekonda 250 mijë euro! Dhe ky është një show me seri.

https://youtube.com/shorts/f3H0ttkXYec?feature=share

Për këtë tipin edhe djegia duhet të jete djegie lukzoze; të djegim një Lambo se dhe shkatërrimi ka standard!

Kjo që pamë në ishte prova më e keqe dhe e hidhur se si të fortët domimojnë të dobtit me cinizmin e pushtetit të parasë, dhe pa empati; me një show të përbotshëm!

Ti ke të drejtë të bësh ç’të duash me jetën tënde dhe paratë e tua, por mos e bëj në një hapsirë të përbashkët kaq shëmtuar!

Pse po e postojmë ne?

Që të godasim fenomenin!

Që pasi të shikoni këtë video, të flisni me fëmijët në shtëpi! Ky protagonizëm ekstrem është një Flamur i Kuq në botë. Në këtë botë virtuale që është krijuar, pa kufij, pa viza, pa kontroll ka shume rreziqe. Pregatitini që mund të shohin me keq se kaq ne Tik Tok dhe Instagram, por mësojini si të distancohen…

Flisni me fëmijët dhe adoleshentët, por jo vetëm! Ka edhe të rritur që vuajnë nga varësia e një jete ‘fake’. Flisni me ta!

Këto show janë çrregullim i rëndë personaliteti, shembulli më i keq, treguesi më i fortë i deformimit të shoqërisë dhe fatkeqësia më e madhe e keqpërdorimit të rrjeteve sociale!/RevistaClassLifestyle

Exit mobile version