UBT News

​Të ardhurat globale nga çmimi i karbonit arrijnë rekord më 2023

Të ardhurat globale nga çmimi i karbonit arritën një rekord prej 104 miliardë dollarësh vitin e kaluar, njoftoi Banka Botërore të martën në një raport.

Aktualisht ekzistojnë 75 instrumente të çmimit të karbonit në funksionim në mbarë botën, ndërsa më shumë se gjysma e të ardhurave të mbledhura është përdorur për financimin e programeve të lidhura me klimën dhe natyrën, sipas raportit State and Trends of Carbon Pricing 2024.

“Çmimi i karbonit mund të jetë një nga mjetet më të fuqishme për të ndihmuar vendet të reduktojnë emetimet”, tha në një deklaratë Drejtori i Lartë Menaxhues i Bankës Botërore, Axel van Trotsenburg.

“Kjo është arsyeja pse është mirë që këto instrumente të zgjerohen në sektorë të rinj, të bëhen më të adaptueshëm dhe plotësojnë masat e tjera”, shtoi ai.

Banka Botërore tha se ka përcjellë tregjet e karbonit për rreth dy dekada. Çmimi i karbonit redukton emetimet duke trajtuar ngrohjen globale dhe ndihmon në zbutjen e problemeve shëndetësore dhe mjedisore.

Përveç kësaj, çmimi i karbonit mbështet zgjidhjet për energji të pastër duke nxitur inovacionin dhe investimet në kërkimin dhe zhvillimin me karbon të ulët. /AA

 

Exit mobile version