UBT News

Të akuzuarit për rastin “Banjska” sot sërish para Gjykatës

Të akuzuarit në rastin “Banjska” do të paraqiten sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në seancën e mbajtur më 9 prill, tre të akuzuarit – Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq – u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen. Të tre ndodhen aktualisht në masë paraburgimi.

Në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy zyrtarë policorë: Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe Çlirim Shaqiri, i cili gjithashtu kishte pësuar lëndime në të njëjtin incident.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale përfshin gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik – kompania “RAD D.O.O”. Në krye të listës së të akuzuarve figuron Milan Radoiçiq.

Exit mobile version