UBT News

Të akuzuarit e Speciales kërkojnë mbështetje financiare

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë të martën se kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit nga Gjykata Speciale. Në konferencën e fundvitit, Selimi ka thënë se së shpejti do të bëhet adresimi i kërkesave dhe transferimi i mjeteve.

“Kisha qenë i rezervuar. Kemi pranuar disa kërkesa. Shpresoj që gjatë kësaj jave kërkesat do të adresohen dhe të bëhet transferimi i mjeteve”, deklaroi ai.

Selimi në këtë konferencë ka paraqitur të arriturat për këtë vit, duke shtuar se edhe përkundër pandemisë ia kanë dalë që të realizojnë objektivat.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është punuar në ndryshime substanciale të legjislacionit në sektorin e drejtësisë, duke rishikuar dhe hartuar Projekt-Kode, Projektligje, Koncept-Dokumente dhe akte tjera nënligjore.

Exit mobile version