UBT News

Taylor Swift rikthen magjinë me albumin e saj të 12-të

Taylor Swift ka lansuar albumin e saj shumë të pritur të 12-të në studio, “The Life Of A Showgirl”.

Albumi përmban 12 këngë dhe pritet të dominosë listat e hiteve ndërkombëtare, duke u publikuar të premten në mëngjes.

Vetëm disa orë pas publikimit, albumi u bë temë diskutimi, me fansa dhe kritikë që komentuan menjëherë tekstet dhe stilin e tij muzikor.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar analiza dhe recensione të ndryshme për këtë projekt të ri. Albumi është prodhuar nga bashkëpunëtorët e gjatë, Max Martin dhe Shellback, dy producentë suedezë që kanë krijuar disa nga hitet më të mëdha të Swift.

Të premten do të shfaqet edhe filmi dokumentar “The Official Release Party Of A Showgirl”, i cili tregon premierën botërore të videoklipit të këngës “The Fate Of Ophelia”, si dhe pamje prapa skenave dhe video me tekst nga albumi.

Me një gjatësi prej 89 minutash, filmi do të shfaqet në kinema në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version