Këngëtarja Taylor Swift tha të martën se ajo e mbështet nënkryetaren Kamala Harris në garën e saj për presidente, duke ju dhënë fund spekulimeve se kur këngëtarja do të ndajë pikëpamjet politike në prag të zgjedhjeve të muajit nëntor.
“Si shumë prej jush, edhe unë e pashë debatin sonte. Nëse nuk e keni bërë tashmë, aktualisht është koha e mirë për të bërë kërkimin tuaj mbi çështjet në fjalë dhe qëndrimet që këta kandidatë marrin për temat që kanë më shumë rëndësi për ju. Si votues, sigurohem që të shikoj dhe lexoj gjithçka që mundem në lidhje me politikat dhe planet e tyre të propozuara për këtë vend”, shkroi Swift në Instagram.
“Mënyra më e thjeshtë për të luftuar dezinformimin është me të vërtetën. Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në zgjedhjet presidenciale 2024”, shkroi ajo tutje.
Harris u bë kandidatja e Partisë Demokratike në fillim të gushtit pas daljes së presidentit Joe Biden nga gara presidenciale 2024. Po atë muaj, Harris shpalli guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidatin e saj./UBTNews/