UBT News

Taylor Swift emocionohet pas touchdown-it të Travis Kelce: “Ky është burri im”

Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, në ndeshjen e Kansas City Chiefs ndaj Indianapolis Colts.

Këngëtarja ishte në stadium së bashku me prindërit e saj, Scott dhe Andrea Swift, si dhe me vjehrrën e saj, Donna Kelce.

Në momentin kur Kelce shënoi, kamerat fokusuan Swift duke festuar dhe duke treguar unazën e saj të martesës. Sipas raportimeve, unaza vlen rreth 1 milion dollarë. “Ky është burri im”, dëgjohet të thotë ajo me entuziazëm, sipas Daily Mail.

Kelce pati një paraqitje të mirë në fitoren 33-30 të Chiefs ndaj Colts në kohën shtesë, duke regjistruar nëntë kapje për 101 jardë dhe një touchdown.

Swift zgjodhi të ishte në stadium për të mbështetur bashkëshortin e saj, në vend që të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy.

Një natë më parë, Swift dhe Kelce kishin marrë pjesë në festën e ditëlindjes së 31-të të Patrick Mahomes në restorantin e tij, 1587 Prime.

Ndërkohë, Kelce është përmendur së fundmi si një nga viktimat e një skeme Ponzi me vlerë mbi 35 milionë dollarë. Sipas autoriteteve, ai nuk akuzohet për ndonjë shkelje dhe konsiderohet viktimë e mashtrimit, ndërsa nuk është bërë e ditur shuma që mund të ketë humbur./A.K/

Exit mobile version