UBT News

Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Shtohen spekulimet për ceremoni madhështore në New York

Spekulimet se këngëtarja Taylor Swift dhe ylli i NFL-së Travis Kelce do të martohen këtë fundjavë janë shtuar ndjeshëm, pasi raportime të reja sugjerojnë se festimet mund të zhvillohen në Madison Square Garden, në New York.

Sipas mediave amerikane, autoritetet e qytetit kanë konfirmuar se në fillim të qershorit është paraqitur një kërkesë për mbylljen e disa rrugëve përreth Madison Square Garden gjatë periudhës 2–4 korrik, duke nxitur aludimet se aty mund të mbahet ceremonia ose festimet e martesës së çiftit.

The New York Times raportoi se disa lojtarë të ekipit Kansas City Chiefs kanë rezervuar dhoma hoteli pranë arenës, ndërsa tabloidet amerikane prej ditësh kanë spekuluar se pikërisht ky vend do të jetë qendra e festimeve.

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar se aktiviteti lidhet me martesën, CBS News ka raportuar se çifti po planifikon një darkë provash për rreth 100 të ftuar në teatrin Infosys, brenda Madison Square Garden.

Po ashtu, sipas raportimeve, një festë shumë më e madhe pritet të organizohet të premten në mbrëmje dhe të vazhdojë deri në orët e para të së shtunës, me rreth 1.000 të ftuar.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u fejuan verën e kaluar në rezidencën e sportistit në Kansas City. Që nga ajo kohë, çifti ka ruajtur privatësinë për planet e martesës, duke mos konfirmuar as datën dhe as vendin e ceremonisë.

Megjithatë, raportimet e fundit kanë shtuar pritjet se një nga çiftet më të famshme në botën e muzikës dhe sportit mund të kurorëzojë dashurinë gjatë fundjavës së festimeve të 4 Korrikut në Shtetet e Bashkuara./BBC//A.K/

Exit mobile version