UBT News

Taylor Swift befason fansat, refuzon ftesën për Super Bowl

Prej vitesh është përfolur mundësia që Taylor Swift të performojë në skenën madhështore të Super Bowl-it — një nga ngjarjet më të ndjekura televizive në SHBA.

Megjithatë, këtë vit, këngëtarja ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e spektaklit, pavarësisht se lidhja e saj me yllin e futbollit amerikan, Travis Kelce, e bënte skenarin të dukej ideal për një moment historik.

Gjatë një interviste në “The Tonight Show” më 6 tetor, Taylor tregoi se kompania Roc Nation, e themeluar nga Jay-Z, ka kontaktuar disa herë ekipin e saj për të diskutuar mundësinë e një performance në Super Bowl.

Ajo pranoi se Jay-Z ka qenë korrekt e mbështetës, por vendimi për të mos marrë pjesë këtë vit lidhet me angazhimin e partnerit të saj në sezonin e futbollit amerikan.

“Jam e dashuruar me një djalë që luan një sport shumë të rrezikshëm,” – tha ajo me humor. “Nuk mund të mendoj për koreografi dhe prova skenike ndërkohë që ai përballet me rrezikun çdo javë. Dua të jem e përqendruar në të dhe në ndeshjet e tij.”

Megjithatë, Taylor nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të ngjitet në skenë, ndoshta pasi Travis të mbyllë karrierën e tij sportive.

Kështu, ajo la të hapur derën për një performancë që fansat do ta konsideronin si një nga momentet më të mëdha në historinë e spektaklit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version