Tani dëgjojmë për 5G-në pothuajse çdo ditë.
Ka nga ata që e bëjnë këtë për të përhapur mashtrime në lidhje me efektet anësore fantazme që do të kishte në shëndetin tonë dhe nga ata të cilët, në shumicën e rasteve, për fat të mirë, të parashikojnë efektet pozitive që kjo teknologji do të ketë në jetën tonë, për shembull në fushën e transportit, inteligjencës artificiale dhe kirurgjisë në distancë, shkruan faqja e internetit focus.it.
Për të dhënë një shembull të potencialit që rrjedh kryesisht nga koha shumë e shkurtër që kërkon 5G-ja, dikush ka shpikur një eksperiment vërtet kurioz, që mund të duket si skena e një filmi fantastiko-shkencor.
Në fakt, ndodhi me të vërtetë, disa javë më parë.
Stijn Fransen, një aktor holandez, kishte tatuazhuar krahun nga një krah robotik, i kontrolluar, përmes një lidhjeje 5G, nga një artist tatuazhesh që ishte në një vend tjetër.
Në komandimin e robotit ishte Wes Thomas, një artist me qendër në Londër, i pasionuar pas teknologjisë.
Thomas e kishte konceptuar eksperimentin gjatë bllokimit të pandemisë së bashku me një ekspert të robotikës: të dy krijuan krahun robot, krijuan gjilpërën e veçantë të tatuazhit dhe shtypën gjithçka në 3D.
Ata më pas montuan motorë elektrikë dhe aktivizues në robot dhe e lidhën atë me një smartfon 5G.
Eksperimenti, megjithëse i pari i këtij lloji, nuk është një risi absolute: rrjetet e komunikimit ultra të shpejtë të gjeneratës së fundit kanë lejuar tashmë realizimin e eksperimenteve të vërteta kirurgjikale në distancë, edhe nëse tani për tani vetëm në modele artificiale ose në kufoma./