Konstantinos Tassoulas është zgjedhur President i ri i Greqisë me 160 vota pro. Ai do të marrë detyrën më 13 mars, pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Katerina Sakellaropoulou.
Në seancën e votimit, deputetët e partisë Demokracia e Re, udhëhequr nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, dhe figura të tjera politike, si ish-kryeministri Antonis Samaras, mbështetën kandidaturën e Tassoulas. Ndërsa tre kandidatët e tjerë, Tasos Giannitsis, Luka Katseli dhe Kostas Kyriakou, morën vetëm disa vota të pakta.
Pas zgjedhjes, Tassoulas theksoi se kjo është një përgjegjësi e madhe, duke shprehur angazhimin për të forcuar kohezionin social dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se Greqia ka nevojë për forcimin e aftësive mbrojtëse dhe diplomatike, duke kërkuar gjithashtu një bashkërendim të brendshëm në BE. Ai bëri thirrje për një unitet të padukshëm që do të lidhë Greqinë për të arritur qëllime të përbashkëta, pavarësisht dallimeve politike dhe individuale.
Tassoulas u shpreh se është thelbësore që të rritet prestigji ndërkombëtar i vendit dhe të zhvillohet një politikë që kërkon konsensusin social dhe reforma./UBTNews/