Një task forcë për sanksione i aleatëve kryesorë të Ukrainës ka ngrirë më shumë se 330 miliardë dollarë burime financiare në pronësi të elitës ruse dhe bankës qendrore qëkur trupat e Moskës e pushtuan Ukrainën, njoftoi grupi të mërkurën.
Task forca e elitave, zyrtarëve dhe oligarkëve rusë (REPO) tha në një deklaratë të përbashkët se ata kanë bllokuar 30 miliardë dollarë asete të oligarkëve dhe zyrtarëve rusë dhe kanë bllokuar 300 miliardë dollarë në pronësi të bankës qendrore ruse.
REPO u formua më 17 mars, tri javë pas pushtimit të Ukrainës, për të rritur presionin ekonomik mbi Moskën për ta shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, t’i japë fund luftës. Në mesin e anëtarëve janë edhe zyrtarë të lartë të financave dhe drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Francës, Kanadasë, Gjermanisë, Japonisë, Italisë, Britanisë dhe Komisionit Evropian./UBTNews/