UBT News

Target i ri i Rusisë në Ukrainë janë njësitë energjetike, sot u sulmua njësia në Kiev

Një objekt energjetik në kryeqytetin e Ukrainës Kiev u godit nga të paktën tre sulme ruse të martën në mëngjes, sipas një zyrtari të lartë.

“Ishin tre sulme në një objekt energjetik në bregun e majtë të qytetit”, tha zëvendës shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, në një postim në Telegram.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitchko tha: “Shpërthime sërish në Kiev këtë mëngjes. Është rrethi Desnyanskyi. Objekti i infrastrukturës kritike. Të gjitha shërbimet janë nisur drejt vendit të ngjarjes”.

Sulmet vijnë një ditë pasi të paktën katër persona u vranë kur Rusia sulmoi Kievin me dronë “kamikazë” të prodhuar nga Irani./UBTNews/

Exit mobile version