Tanket Leopard të prodhimit gjerman janë parë pranë Bakhmutit, sipas një këshilltari të kreut të Republikës Popullore — të vetëshpallur pro-ruse — të Donetskut.
“Ka pasur pretendime se [tanket] Leopard janë shfaqur pranë Artemovsk (emri rus për Bakhmut)”, tha Yan Gagin për transmetuesin shtetëror Russia 1 të martën.
Gagin vazhdoi të minimizonte praninë e tankeve pranë vijës së frontit.
“Nuk ka nevojë të sensacionalizohet kjo. Duke pasur parasysh motin me baltë tani, do ta bëjë të vështirë lëvizjen e mjeteve të rënda si Leopardi”, tha ai. “[Është] i njëjti objektiv i blinduar si gjithë të tjerët”.
CNN nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet e Gagin, por zyrtarët evropianë kanë thënë më parë se tanket e para të dhuruara Leopard 2 kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë./UBTNews/