Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin, që është edhe Shefi i UNMIK, ka pritur në takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Aty është përmendur se UNMIK mbështet forcimin e rendit e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
“Përfaqësuesi Special ka ripërsëritur se UNMIK vazhdon të ta mbështesë forcimin e rendit e ligjit, institucioneve demokratike dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit me mekanizmat e vendosjes në dialog”, thuhet në njoftim.