UBT News

Talibanët ua ndalojnë grave hyrjen në parqet e Kabulit

Talibanët ua kanë ndaluar grave të vizitojnë të gjitha parqet në Kabul, duke i përjashtuar ato edhe më tej nga jeta publike në Afganistan.

Një zëdhënës tha për BBC se atyre që menaxhojnë parqet në kryeqytet u është kërkuar të mos ua lejojnë hyrjen grave. Sipas talibanëve, ligjet islame nuk po respektohen në parqe.

Të drejtat dhe liritë e grave janë kufizuar rëndë qëkur islamistët militantë morën pushtetin në gusht të vitit 2021.

Sipas rregullave të talibanëve për ndarjen e vizitorëve sipas gjinisë, grave u është lejuar të vizitojnë parqet në tri ditë të javës – të dielën, të hënën, të martën, kurse burrave në katër ditët tjera.

Tani grave nuk do t’iu lejohen vizitat në parqe edhe nëse shoqërohen nga të afërm meshkuj./UBTNews/

Exit mobile version