Talibanët njoftuan se kanë formuar Qeverinë e re të Afganistanit, e cila do të udhëhiqet nga një themelues i tyre dhe një militant i kërkuar nga FBI, i cili do të shërbejë si ministër i brendshëm.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, kurse bashkëthemeluesi i talibanëve Mullah Abdul Ghani Baradar do të jetë zëvendës, u tha një zëdhënës gazetarëve, raporton BBC.
“E dimë që populli ynë ishte duke pritur për Qeverinë e re”, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid./UBTNews