Anëtarët talibanë dhe mbështetësit e tyre kanë parakaluar lart e poshtë një rrugë kryesore në qytetin jugor të Kandaharit.
Luftëtarët e armatosur në automjetet e kapura vitin e kaluar nga forcat e sigurisë së qeverisë së mëparshme afgane, valëvitnin flamujt bardh e zi, e pranë tyre ishin ulur fëmijët e vegjël.
Për talibanët, sot është “Dita e Pavarësisë”, kulmi i kryengritjes së tyre kundër forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe ish-qeverisë.
Megjithatë, shumë afganë të tjerë janë të dëshpëruar për situatën në të cilën ndodhet vendi, duke ankuar për mbylljen e vazhdueshme të shumicës së shkollave të mesme të vajzave.
Megjithatë, kjo ndjenjë dëshpërimi nuk është universale, në fshatrat rurale, veçanërisht në jug dhe në lindje të vendit, ku dikur u panë luftime të ashpra, banorët po shijojnë jetën pa frikën se do të kapen në mes të zjarrit të luftës./UBTNews/