Dy gazetarë që punojnë për Kombet e Bashkuara janë ndaluar në Kabul, tha agjencia globale në një postim në Twitter – dhe të paktën tetë persona tjerë janë ndaluar gjithashtu në vendin e shkatërruar nga lufta.
“Dy gazetarë të UNHCR-së dhe shtetas afganë që punojnë me ta janë ndaluar në Kabul. Ne po bëjmë çmos për të zgjidhur situatën, në koordinim me të tjerët”, tha UNHCR në një postim në Twitter.
“Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm duke pasur parasysh natyrën e situatës”.
Midis tyre është edhe ish-raporteri i BBC-së, Andrew North, tha ish-zëvendëspresidenti i Afganistanit, Amrullah Saleh.
Saleh pohoi gjithashtu se tetë persona tjerë që vijnë nga Perëndimi u “rrëmbyen” nga talibanët, të cilët morën pushtetin vitin e kaluar në mes të tërheqjes kaotike të trupave amerikane.
Një anëtar i një njësie të inteligjencës talibane në Kabul tha për Washington Post se “disa shtetas të huaj” u arrestuan në Kabul me akuzën se punonin për agjencitë e inteligjencës perëndimore./UBTNews/