Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi po i afrohet “kontrollit të plotë” të kryeqytetit afgan të Kabulit, transmeton UBTNews.
“Situata në qytetin e Kabulit po vihet nën kontroll të plotë”, shkroi ai në Twitter të hënën.
Sipas Mujahid, talebanët kanë arrestuar gjithashtu shumicën e njerëzve që ishin përfshirë në dhunë në kryeqytet pas marrjes së qytetit.
Ai gjithashtu përsëriti premtimin e talebanëve se grupi nuk do të shkonte derë më derë në kërkim të ish-zyrtarëve qeveritarë.
“Askush nuk lejohet të shkojë në shtëpitë e ish-zyrtarëve, të kërkojë automjetet e tyre ose t’i kërcënojë ata,” shkroi ai. “Ata njerëz me gjithë seriozitetin do të parandalohen t’i bëjnë këto dhe do të ndiqen seriozisht”./CNN/UBTNews