Talibanët kanë kryer atë që mendohet të jetë ekzekutimi i tyre i parë publik qëkur morën pushtetin në Afganistan vitin e kaluar.
Një zëdhënës i talibanëve tha se një burrë i quajtur Tajmir u vra në një stadium sportiv të mbushur me njerëz në provincën jugperëndimore Farah pasi ai e pranoi fajësinë për një vrasje.
Dhjetra liderë të grupit, përfshirë shumicën e ministrave të lartë në qeverinë e tyre, morën pjesë në këtë ekzekutim. Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi gjyqtarët u udhëzuan të zbatojnë plotësisht ligjin e Sheriatit.
Udhëheqësi suprem i talibanëve, Haibatullah Akhundzada lëshoi dekretin muajin e kaluar, duke urdhëruar gjykatësit të shqiptojnë dënime, përfshirë këtu ekzekutime publike, amputime publike dhe gurëzim./UBTNews/