UBT News

Talibanët ia prenë kokën volejbollistes afgane

Mediat e huaja raportojnë se talibanët ia kanë prerë kokën një volejbollistje afgane. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i ekipit. Mahjabin Hakimi luajti në ekipin kombëtar të volejbollit për femra.

Në një intervistë, trajneri tha se Mahjabin Hakimi u vra gjatë muajit tetor, por askush nuk e dinte lajmin për ekzekutimin e saj pasi kryengritësit kishin kërcënuar familjen e saj që të mos fliste.

Mahjabin luajti për klubin e volejbollit në Kabul, para rënies së qeverisë së Ashraf Ghanit./UBTNews

Exit mobile version