UBT News

Talibanët fillojnë bisedime “të nivelit të lartë” me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Afganistanit dhe disa ministra të tjerë do të takohen me zyrtarët nga Turqia për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, ndihmat, migracionin, transportin ajror tregtar, transmeton UBT News.

Një delegacion i nivelit të lartë nga ana e talibanëve ka arritur në kryeqytetin e Turqisë për bisedime, pasi që qeveria e re e Afganistanit e drejtuar nga talibanët po kërkon ndihmë dhe njohje ndërkombëtare.

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Abdul Qahar Balkhi, tha në Twitter të enjten se ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Khan Muttaqi dhe disa ministra të tjerë do të takohen me zyrtarë të lartë turq për të diskutuar, sipas tij, tema të interesit të përbashkët që përfshijnë ndihma, migracionin dhe transportin ajror tregtar.

Balkhi tha se ftesa ishte zgjeruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, përcjell UBT News.

Vizita vjen një ditë pasi Cavusoglu u tha gazetarëve që ai dhe ministrat nga vendet e tjera planifikojnë të vizitojnë kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, për bisedime me talibanët, të cilët morën pushtetin në gusht të këtij viti.

Gjithashtu, vjen disa ditë pas bisedimeve në Katar, ku grupi bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe zyrtarëve evropianë të përfundojnë izolimin e vendit, duke përfshirë lehtësimin e kufizimeve financiare të cilat sipas tyre, po e dëmtojnë vendin.

Turqia e ka mbajtur të hapur ambasadën e saj në Afganistan ndërkohë që shtetet perëndimore janë tërhequr pas ardhjes së talibanëve.

Në të njejtën kohë, Turqia ka shtuar se do të punojë me talibanët, nëse ata e formojnë një administratë gjithëpërfshirëse.

Turqia gjithashtu ka punuar me Katarin për të ndihmuar në drejtimin e aeroportit të Kabulit, dhe në rihapjen e tij për udhëtime ndërkombëtare./UBTNews/

Exit mobile version