Një nënë e torturuar nga talebanët kur ishte dy muajshe shtatzënë ka thënë se ka frikë për të ardhmen e grave.
Ajo ka deklaruar se grupi militant do t’i ushqejë qentë me mishin e grave.
Khatera, 33 vjeç, duke folur nga Delhi, tha se sytë e saj i janë nxjerrë në një sulm që ishte komplotuar nga babai i saj, një ish-luftëtar taleban.
Në një rrëfim tronditës, ajo tha për “News18” se u qëllua tetë herë në pjesën e sipërme të trupit nga talebanët në provincën Ghazni të Afganistanit vitin e kaluar.
“Isha me fat që mbijetova,” tha ajo.