UBT News

Taksat e turizmit, edhe në këto shtete duhet të paguani për të hyrë që nga viti 2023

Numri i vizitorëve ka rënë qysh në nivelet para pandemisë këtë vit, duke i shqetësuar pikat turistike që humbën pas kufizimeve dhe mbylljeve si pasojë e COVID-19. Por ka edhe të atilla që janë të shqetësuara tashmë se problemet e mbiturizmit mund të kthehen. Si rezultat, këto vende i janë rikthyer zbatimit të taksës së turizmit në vitin 2022, ndërsa disa të tjera kanë plane që kjo të nisë së zbatuari vitin e ardhshëm.

Megjithatë ka edhe vende të tjera që tashmë kanë vendosur taksa turizmi, dhe nëse keni udhëtuar drejt atyre shteteve, ju mbase keni paguar diçka të tillë. Mund të mos e keni vënë re kurrë, pasi kjo llogaritet bashkë me biletat e linjës ajrore ose taksat që paguani në hotelin ku ju qëndroni.

Valencia do të vendosë një taksë turistike në vitin 2023

Valencia ka njoftuar se do të vendosë një taksë turistike për udhëtarët që qëndrojnë në të gjitha llojet e akomodimit në rajon, duke përfshirë hotelet, bujtinat, apartamentet dhe kampingjet. Taksa do të hyjë në fuqi në fund të vitit 2023 ose në fillim të vitit 2024.

Vizitorët do të duhet të paguajnë midis 50 cent dhe 2 € për natë në varësi të akomodimit të zgjedhur, deri në shtatë netë.

Autoritetet thonë se tarifa do të shkojë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit në rajon. Të ardhurat do të përdoren gjithashtu për të siguruar strehim më të përballueshëm për vendasit në pikat e nxehta të turizmit.

Tajlanda do të vendosë një taksë turistike në fund të vitit 2022

U raportua se Tajlanda prezantojë një tarifë turistike prej 300 baht (8 €) në fund të këtij viti.

Guvernatori i Autoritetit të Turizmit të Tajlandës i tha Reuters se një pjesë e tarifës do të “përdoret për t’u kujdesur për turistët” pasi ka pasur raste kur sigurimi shëndetësor nuk i mbulonte ata.

Po ashtu kjo taksë do të ndihmojë në financimin e zhvillimeve të mëtejshme të atraksioneve turistike, siç është Pallati i Madh në Bangkok.

Edhe Venecia do të vendosë një tarifë turistike në vitin 2023

Edhe Venecia së shpejti mund të fillojë së aplikuari të ashtuquajturat tarifa turistike për vizitorët që nga vera e vitit 2023 e tutje.

Gazeta italiane La Stampa raportoi gjatë muajit gusht se disa masa janë propozuar për të kontrolluar numrat e vizitorëve, si një sistem rezervimesh online. Por duhet të bëhen më shumë përpjekje për të frenuar numrat, përfshirë edhe përmes vendosjes së kësaj tarife për të hyrë në qytet. Tarifa e propozuar do të variojë midis 3 dhe 10 €, bazuar në sezon.

BE-ja do të implementojë tarifën turistike në vitin 2023

Deri në nëntor të vitit 2023, ata që nuk janë shtetas të BE-së, përfshirë amerikanët, australianët, britanikët dhe udhëtarët e tjerë nga jashtë zonës Shengen, do të duhet të plotësojnë një aplikim prej 7 € për të hyrë. Ata nën 18 ose mbi 70 nuk do të duhet të paguajnë për tarifë turistike.

Këto janë shtetet që tashmë duhet të paguani për të hyrë

Shumë vende kanë tashmë një tarifë turistike, për një sërë arsyesh. Ato janë: Austria, Belgjika, Butani, Bullgaria, Ishujt Karaibe, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Indonezia, Italia, Japonia, Malajzia, Zelanda e Re, Holanda, Portugalia, Sllovenia, Spanja, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

Exit mobile version