UBT News

Takohen Xi Jinping dhe Bill Gates

Bill Gates dhe Xi Jinping u takuan të premten. Ky është takimi i parë ballë për ballë i liderit kinez me një figurë të njohur të biznesit vitet e fundit.

Gates, i cili është themelues i Microsoftit dhe njeriu i pestë më i pasur në botë, po qëndron këtë javë në udhëtimin e parë në kryeqytetin kinez që nga viti 2019, para pandemisë.

Gjatë takimit, Xi i bëri thirrje Gates të ndihmojë në promovimin e raporteve ShBA-Kinë.

“Jam i lumtur që po ju takoj. S’jemi parë për më shumë se tri vjet… dhe ju jeni një mik i vjetër i joni”, deklaroi Xi.

Xi i tha Gates se ai është miku i parë amerikan që u takua gjatë këtij viti.

“Gjithmonë besoj se themeli i marrëdhënieve ShBA-Kinë është te njerëzit. Shpresa ime qëndron te populli amerikan”, citohet të ketë thënë lideri kinez./UBTNews/

Exit mobile version