Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, deklaroi sot se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Goncharenko ka shkruar në “X” se Serbia është aleate e Rusisë dhe se Ukraina nuk mund ta tërheq në anën e saj.
“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha shkruar ai në “X”.