Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane, Bojan Marichikj.
Për këtë takim Lajçaku ka shkruar në Twitter, duke thënë se Marichikj e ka falënderuar për përkrahjen që po i jep procesit të dialogut Maqedonia e Veriut.
“Jam mirënjohës ndaj Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e saj të fuqishme ndaj dialogut dhe mezi po pres takimit e ardhshëm për dialog në Ohër në fund të këtij muaji. Ne po ashtu kemi diskutuar për çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të mbahet më 18 mars në Maqedoni të Veriut.