Një delegacion nga SHBA-ja pritet të zhvillojë diskutime në Doha të Katarit, me përfaqësuesit e talebanëve, për herë të parë që nga tërheqja e amerikanëve nga Afganistani.
Kështu u bë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ne do t’u bëjmë presion talebanëve të respektojnë të drejtat e të gjithë afganëve, përfshirë gratë, dhe të formojnë një qeveri përfshirëse me mbështetje të gjerë,” thuhet në deklaratë.
Kujtojmë se talebanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan që nga mesi i gushtit, pasi SHBA-ja nisi tërheqjen e trupave pas 20 vitesh qëndrimi atje.