Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Hoti u takua me kryeministrin Zoran Zaev, teksa në një konferencë për media paralajmëruan një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive.
“Është bërë punë e mirë në organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona. Presim që sapo të krijohen kushtet të organizojmë mbledhje të përbashkët që t’i rishikojmë marrëveshjet që janë nënshkruar deri tash dhe do t’i identifikojmë mundësitë tjera për marrëveshje të reja”, ka deklaruar Hoti.
Në konferencë për media, Hoti përgëzoi kryeministrin Zaev për arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut me Greqinë./UBTNews