Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për takimin e parë të diplomatëve të lartë të 27 shteteve anëtare jashtë BE-së.
“Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vend kandidat dhe anëtar i ardhshëm i BE-së”, shkroi Josep Borrell në X.
“E ardhmja e Ukrainës qëndron brenda BE-së”, shkroi ai tutje./UBTNews/