Tajvani njofton se Kina po kryen stërvitje ushtarake, ku ka dërguar avionë pranë ishullit. Stërvitjet ushtarake të kinës po bëhen paralelisht me mbajtjen e samitit të NATO-s në Uashington.
Në deklaratën e aleancës u theksua mbështetja që Kina po i jep Rusisë në luftën me Ukrainën, dhe sfida e sigurisë që Pekini paraqet për Europë. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit theksoi se në 24 orët e fundit janë vërejtur 66 avionë kinez përreth ishullit.
Presidenti tajvanez, në një bashkëbisedim me zyrtarët ushtarak tha se do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e ishullit. “Kërcënimi nga komunistët kinezë për stabilitetin e rajonit vazhdon të rritet dhe zona e tyre gri në Ngushticën e Tajvanit dhe zonat përreth po rritet dita-ditës”, theksoi ai.
Tajvani është përballur vazhdimisht me presione të vazhdueshme nga Pekini. Kina e sheh ishullin si pjesë të territorit të saj, ndërsa Tajvani me mbështetjen e SHBA-së kundërshton pretendimet e saj./UBTNews/