UBT News

Tajvani në krye të agjendës së takimit Biden-Xi

Tajvani do të jetë në krye të agjendës së takimit mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping. Takimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme dhe ky është i pari takim mes tyre qëkur Biden mori detyrën në vitin 2020.

Takimi i shumëpritur vjen në periudhën kur marrëdhëniet veçanërisht mes dy superfuqive janë acaruar. Kjo u nxit nga pretendimet e Pekinit mbi Tajvanin.

Shtetet e Bashkuara janë përgjigjur duke kufizuar qasjen në teknologjinë e çipeve kompjuterike. Kjo ka goditur ekonominë e drejtuar nga eksportet e Kinës, e cila përdor teknologjinë për të prodhuar dhe shitur gjithçka, nga telefonët te makinat elektrike./UBTNews/

Exit mobile version