Departamenti i Mbrojtjes së Tajlandës njoftoi se kremrat kundër diellit që përmbajnë “oksibenzon”, “oktinoxate”, “4-methylbenzylidene camphor” ose “butylparaben” janë të ndaluar të përdoren në parqet detare kombëtare.
Në Tajlandë është ndaluar përdorimi i kremrave mbrojtës kundër diellit në të gjitha parqet detare kombëtare me arsyetimin se dëmtojnë koralet.
Sipas lajmit të BBC, në një deklaratë të bërë nga Departamenti i Konservimit të Tajlandës, thuhet se 4 përbërës kimikë të përdorur zakonisht në kremrat e diellit dëmtojnë larvat e koraleve.
Në deklaratë theksohet se përbërësit kimikë penguan shumimin e koraleve dhe çuan në zbardhjen e shkëmbinjve nënujore.
Departamenti i Mbrojtjes së Tajlandës njoftoi se kremrat kundër diellit që përmbajnë “oksibenzon”, “oktinoxate”, “4-methylbenzylidene camphor” ose “butylparaben” janë të ndaluar të përdoren në parqet detare kombëtare.
Më tej thuhet se ende nuk është e qartë se si do të zbatohet ndalimi në fjalë.
Gjithashtu thuhet se ata që nuk respektojnë ndalimin do të gjobiten me 2.100 paund.
Palau, i vendosur në perëndim të Oqeanit Paqësor, vitin e kaluar u bë vendi i parë që ndaloi kremrat kundër diellit për të mbrojtur shkëmbinjtë nënujorë koralorë.