Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajlandës, tetë shtetas tajlandezë tani besohet se po mbahen peng nga Hamasi. Një ditë më parë u raportua për nëntë pengje tajlandeze, por një nga ta u lirua dhe ndodhet në Izrael.
“Ambasada Mbretërore Tajlandeze në Tel Aviv sapo ka marrë konfirmim të mëtejshëm sot (6 dhjetor) se një nga nëntë shtetasit e mbetur tajlandez që besohej se mbahej peng, tani ndodhet brenda Izraelit”, njoftoi ministria.
Njëzet e tre shtetas tajlandezë të mbajtur peng në Gaza u liruan nga Hamasi sipas një marrëveshjeje të arritur me Izraelin. Marrëveshja parasheh pauzë në luftime si dhe lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë./UBTNews/