Qeveria tajlandeze do të shpërndajë një milion bimë kanabisi falas për familjet në të gjithë vendin në muajin qershor, duke vendosur një rregull të ri përmes së cilit njerëzit mund të kultivojnë kanabis në shtëpi, tha Ministri tajlandez i Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Anutin Charnvirakul njoftoi për vendimin përmes një postimi në Facebook më 8 maj, ku shprehu synimin e tij që bimët e kanabisit të rriten si “kultura shtëpiake”.
Rregulli i ri, i cili hyn në fuqi më 9 qershor, do t’iu mundësojë njerëzve të rrisin bimë kanabisi në shtëpi pasi të njoftojnë qeveritë e tyre lokale, por bimët duhet të jenë të shkallës mjekësore dhe të përdoren ekskluzivisht për qëllime mjekësore. Për më tepër, kanabisi nuk mund të përdoret për qëllime tregtare pa licenca të mëtejshme.
Kjo po bëhet me qëllim që të promovohet kanabisi si kulturë parash. Pothuajse një e treta e fuqisë punëtore merret me agrikulturë, sipas Bankës Botërore.
Ndonëse Tajlanda është rajon i njohur për ndëshkimin e përdorimit të paligjshëm të drogës, u bë shteti i parë në Azinë Juglindore në vitin 2018 që legalizoi kanabisin për kërkime dhe përdorim mjekësor./UBTNews/